(VIDEO) Tragjedi në një kantierë ndërtimi, një punëtor humbi jetën, katër të tjerë u lënduan
Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen e Kisella Vodës, ku disa punëtorë po punonin në një kantier ndërtimi, kur papritur një rrëshqitje masive dheu ndërpreu gjithçka. Brenda pak çastesh, vendi i punës u kthye në skenë tragjedie, duke ua ndërprerë punën, por për njërin prej tyre edhe jetën. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Për këtë ngjarje tragjike detaje kanë dhënë edhe autoritetet shtetërore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të lënduarit janë nxjerur nga dheu dhe të njejtit janë dërguar në spital.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Sot (24.04.2026) në orën 08:17 në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup është raportuar se në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Shkup, gjatë gërmimeve të themeleve, janë zënë nën dhe, tre punëtorë. Dy prej tyre janë nxjerrë dhe janë transportuar me autoambulancë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa në koordinim me Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe Brigadën e Zjarrfikësve po vijojnë aktivitetet për nxjerrjen e personit të tretë”.
Ndërkohë, Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka kryer ekspertizën e vendit të ngjarjes, ndërsa ka lëshuar urdhër për obduksion për të ndjerin.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion të të ndjerit. Në drejtim të hetimit të shkaqeve të aksidentit dhe respektimit të rregulloreve për mbrojtjen në punë, po veprojnë edhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe inspektori komunal i ndërtimit”.
Masa për këtë ngjarje tragjike kanë marrë edhe nga Qendra për Menaxhim me Kriza, të cilët mënjeher kanë aktivizuar të gjitha mjetet qëi kanë në dispozicion.
QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE
“Në orën 08:14 është marrë një thirrje për persona të zënë nën dhe me materiale ndërtimore në rrugën “Kozjak” nr. 3 në Shkup, dhe është kërkuar ndihmë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore. Në orën 08:18 është marrë një thirrje e dytë nga mjeku Dragan Panov nga Shërbimi i Urgjencës në Shkup, ku është kërkuar asistencë nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit për nxjerrjen e personave të bllokuar. Janë njoftuar Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, Policia e Shkupit, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup”.
Investitor i ndërtesës është ish-kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, ndërsa ndërtimin e objektit po e realizon kompania “Jakimovski”.
Samir Mustafa /SHENJA/

