Shembja e dheut në Kisella Vodë, njëri nga punëtorët ka humbur jetën
Njëri nga punëtorët i cili është zënë nga dheu në një kantier ndërtimi në Kisella Vodë ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë në Qendrën Urgjente.
Sipas informacioneve jozyrtare i vdekuri është i moshës rreth 32 vjeçare.
Më parë Qendra për Menaxhim me Kriza ka informuar se thirrja e parë për aksidentin është pranuar në orën 08:14, pas çka menjëherë janë alarmuar të gjithë shërbimet kompetente.
Vetëm katër minuta më pas, mjek nga Ndihma e Shpejtë ka kërkuar asistencë shtesë nga Njësiti i Zjarrfikësve për shkak punëtorëve të zënë nën dhe.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti është denoncuar në orën 08:17 pas çka ka filluar me operacionin e shpëtimit.
Në aksionin janë kyçur ekipe të policisë, Ndihmës së Shpejtë, zjarrfikësit dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza. /SHENJA/

