Miteva: Qeveria sjellë masa që kanë efekt të drejtpërdrejtë ndaj çmimeve

Miteva: Qeveria sjellë masa që kanë efekt të drejtpërdrejtë ndaj çmimeve

Makpetrol ka njoftuar se nga mesnata ka ulur çmimin e shitjes me pakicë të gazit të lëngshëm të naftës (LPG) për 5 denarë për litër, duke e zbritur nga 59 në 54 denarë.

Sipas deklaratës së zëdhënëses së Qeverisë, Maria Miteva, në të njëjtën kohë është regjistruar edhe një ulje në tregtinë me shumicë prej 10 denarësh për kilogram, që në përllogaritje i korrespondon rreth 5 denarëve për litër.

Ajo theksoi se ky trend po ndiqet edhe nga kompani të tjera në treg, të cilat tashmë kanë filluar të ulin çmimet e LPG-së në pikat e shitjes me pakicë, ku ato variojnë nga 53 deri në 54 denarë për litër, me ulje prej rreth 5 deri në 6 denarë për litër.

MARKETING