MPB: Tre raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve

MPB: Tre raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të dhunës në familje në rajonin e Shkupit dhe Sveti Nikollës.

Në rastin e parë, më 22.04.2026 në orën 11:00, në Stacionin Policor të Kisella Vodës, policia nga SPB Shkup ka zhvilluar bisedë zyrtare me S.T. (38) nga Shkupi. Ajo dyshohet se më 18.04.2026, në shtëpinë e saj, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj 40-vjeçar me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.

Në rastin e dytë, më 22.04.2026 në orën 20:20, në SPB Shkup është raportuar nga një 51-vjeçar se rreth orës 19:00 në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, T.K.. Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Në rastin e tretë, më 23.04.2026 në orën 08:00, në NJPB Sveti Nikollë është zhvilluar bisedë zyrtare me S.N. (65) nga Sveti Nikolla, pas një denoncimi se më 22.04.2026 rreth orës 19:30, në shtëpinë familjare, ai ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Pas përfundimit të procedurave, do të pasojë kallëzim përkatës, njoftojnë nga MPB.

MARKETING