Pa kolona në kufi, komunikacioni zhvillohet normalisht

Pa kolona në kufi, komunikacioni zhvillohet normalisht

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, ndonëse në disa segmente rrugore ka sipërfaqe të lagështa, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk janë evidentuar pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM apelojnë për kujdes të shtuar në komunikacion, duke rekomanduar shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të plotë të sinjalizimit rrugor. Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut.

Po ashtu, rikujtohet se nga 15 prilli ka hyrë në fuqi regjimi sezonal i trafikut, sipas të cilit rruga Ohër–Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçica, është e hapur për qarkullim për të gjitha automjetet me peshë deri në 3.5 ton.

MARKETING