Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas për vizitë në Strugë

Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas për vizitë në Strugë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do të vizitojë Komunën e Strugës si pjesë e iniciativës për informimin e publikut që synon afrimin e BE-së dhe procesit të integrimit të vendit me komunitetet lokale.

Vizita e Rokasit do të fillojë me një takim me kryetarin e Strugës, Mendi Qyra, i cili do të mbahet në orën 15 në ndërtesën e komunës.

Pas takimit, janë planifikuar deklarata për median nga ambasadori i BE-së Rokas dhe kryetari i Komunës Qyra.

MARKETING