Mot i ndryshueshëm me periudha me diell, vijon mot stabil dhe më i ngrohtë

Mot i ndryshueshëm me periudha me diell, vijon mot stabil dhe më i ngrohtë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për reshje lokale të lehta shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 18 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.

 

MARKETING