(VIDEO) VMRO e rikthen ligjin që ua ndalon deputetëve dyshtetësinë
Ndonëse në vitin 2021 nuk kaloi, VMRO-DPMNE-ja e ka risjellë në Kuvend propozimin që deputetët të mos kenë të drejtë të kenë dy shtetësi. Deputetja e shumicës parlamentare nga radhët e VMRO-së, Dragana Bojkovska tha se ky ligj si propozim vjen me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare nga ana e të zgjedhurve të popullit.
DRAGANA BOJKOVSKA – DEPUTETE
“Vlerësojmë se tek pjesa, një deputet, një shtetës është i drejtë, shpresojmë të arrijmë konsenzus më të gjerë nga ana e deputetëve sepse para se gjithash duhet të jemi përgjegjës sepse jemi të zgjedhurit e popullit, mbrojtja e interesave kombëtare të një shteti dhe pikërisht për atë, propozuam këtë model dhe që i njëjti të përsëri para deputetëve”.
Ligjin në fjalë nuk e mbështesin nga BDI-ja, deputetja nga radhët e opozitës, Arbana Pasholli, akuzon shumicën se të gjitha ligjet me rëndësi i proceson me procedurë të shkurtuar.
Ndërkaq, nga Partia Liberal-Demokrate kërkon që, përveç ndryshimeve në Ligjin për deputetët, të ndryshohen edhe ligjet që rregullojnë zgjedhjen e të gjithë funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar.
LDP – ALEKSANDAR CVETKOVSKI
“Një rregull të vlejë për të gjithë. Mjaft më me dyfytyrësi dhe standarde të dyfishta. Kriteret dhe ligjet duhet të vlejnë për të gjithë menjëherë dhe pa vonesë. Deputetët, ministrat, drejtorët, prokurorët publikë dhe gjyqtarët nuk duhet të kenë shtetësi të dyfishtë, dhe kjo duhet të vlejë si për ata aktualë, ashtu edhe për të ardhshmit, pa asnjë shtyrje”.
Kujtojmë, se BDI-ja edhe në vitin 2021, kur për herë të parë VMRO e kishte dorëzuar në Kuvend këtë propozim ligj e kishte kundërshtuar dhe nuk kishte votuar.
Mevludin Imeri /SHENJA/

