(VIDEO) LSDM: VMRO po përdor “mossadin privat” për të përndjekur opozitën e krijuar afera false
“VMRO-dhe Grup i krimit të organizuar (OKG) dhe mediat e tyre propagandistike po vazhdojnë përsëri me të njëjtën histori të sëmurë dhe të rreme, duke pretenduar se Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijevic, është takuar me Ruzhiqin dhe se “LSDM po punon me opozitën serbe”. Kështu nga partia opozitare LSDM, sa u përket akuzave të VMRO-së se LSDM po bashkëpunon me opozitën serbe. Sipas tyre, e vetmja e vërtetë është se Sasha Dimitrijeviq ishte në funeralin e gjyshit të tij.
Nga LSDM thonë se nuk ka një takim të tillë, dhe se në fund të fundit, Dimitrijeviq e mohoi qartë dhe pa mëdyshje të gjithë skandalin e sajuar dhe deklaroi se nuk i kishte parë dhe as nuk i kishte njohur Ruzhiqin dhe Bashanoviqin. Sipas LSDM-së, ata po bëjnë një “aferë” të re nga pikëllimi njerëzor dhe një moment familjar, duke e cilësuar këtë si një shembull klasik të një fushate të sëmurë dhe të paturpshme të udhëhequr nga VMRO.
LSDM
“Kjo është pjesë e operacionit me Black Cube (“Mossad privat’) që Mickoski dhe një grup kriminal punësuan për të monitoruar opozitën dhe për të sajuar afera. Sa shumë i mungon morali kësaj organizate u pa në Hungari dhe Slloveni. Në Hungari, ata madje hynë në dhomën e gjumit të kryeministrit në ardhje Peter Magyar dhe vendosën kamera për të bërë regjistrime private dhe për të krijuar një skandal”.
Tutje ata thonë se edhe në Slloveni, ata bënë të njëjtën gjë për ish-kryeministrin Janush Jansha, ku regjistruan fshehurazi opozitën, dhe më pas media shkroi për “aferat”. Nga ku kjo kompani erdhi në Slloveni dhe Maqedoni direkt përmes Orbanit, ish-kryeministrit të Hungarisë, i cili tani vetë po përballet me hetime serioze për krim dhe korrupsion.
Nga LSDM shtuan se ata po e shndërrojnë një funeral në një “takim sekret” me SPS-në, partinë që është partneri më i ngushtë i koalicionit të Partisë Progresiste të Serbisë (SNS) të presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Ata thonë se ashtu si kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë e quan Vuçiçin “vëlla”, ashtu edhe Mickoski i konsideron Orbanin dhe Vuçiçin “vëllezërit” e tij. Sipas LSDM-së qytetarët e shohin qartë kur VMRO mbetet pa argumente, kur bien me 150,000 vota dhe kur janë në rënie të lirë, ndaj që sipas LSDM-së e vetmja gjë që u mbetet është të sajojnë afera të rreme edhe nga funeralet.
Anida Murati /SHENJA/

