AUV: Në Maqedoni nuk ka ushqime kontestuese për foshnjat nga Hipp
Në Maqedoninë e Veriut nuk është importuar produkti i kontestuar për fëmijë HiPP me karrota dhe patate, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Sipas AUV-së, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim përmes Sistemit të Alarmit të Shpejtë të Bashkimit Evropian (RASSF) se ky produkt, i cili është tërhequr nga tregu në Austri dhe disa vende të tjera evropiane, është shpërndarë në vend.
Autoritetet theksojnë se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se do të ndërmerren masa në kohë nëse paraqitet nevoja.
Ndërkohë, edhe shpërndarësi i autorizuar i produkteve HiPP në vend ka konfirmuar me shkrim se produkti në fjalë nuk është importuar në Maqedoninë e Veriut.

