LSDM: Qytetarët të vendosin me referendum për minierën e antimonit në Kriva Pallankë
Nga LSDM kërkojnë që për hapjen e një miniere antimoni në Kriva Pallankë të vendosin vetë qytetarët përmes një referendumi.
Sipas tyre, kryetari i komunës, Sashko Mitovski, nuk duhet të marrë vendim i vetëm apo përmes marrëveshjeve politike. Ata theksojnë se banorët duhet të vendosin nëse duan një minierë në zonën e tyre.
Nga LSDM thonë se nuk janë kundër investimeve, por kundër projekteve që, sipas tyre, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ata paralajmërojnë se nxjerrja e antimonit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin dhe mjedisin.
Si shembull, përmendin rastin e minierës së Lojanit, ku, sipas tyre, ndotja ende vazhdon. Ata shtojnë se vendi tashmë ka probleme me cilësinë e ajrit dhe se një minierë e re mund ta përkeqësojë situatën.

