(VIDEO) Tripunovski: Kërkesa e LSDM-së për interpelancë është e pabazë

(VIDEO) Tripunovski: Kërkesa e LSDM-së për interpelancë është e pabazë

Për ministrin e Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, interpelanca e dorëzuar nga LSDM-ja në Kuvend, për shkarkimin e tij, është e pabazë.

Pavarësisht se mbi të rëndon kërkesa për shkarkim përmes interpelancës, në konferencën e fundit për media, Tripunovski u shpreh optimist dhe tha se faktet janë në anën e tij dhe mezi pret ditën e seancës ku do të dëshmojë për punët dhe reformat e bëra në këto dy vjet.

Ministri i Bujqësisë e komentoi edhe rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë, dhe tha se është e drejtë e kryeministrit të krijojë kabinetin e ardhëshëm dhe se vendimin e tij e ka respektuar dhe do ta respektojë gjithnjë.

CVETAN TRIPUNOVSKI – MINISTËR I BUJQËSISË DHE PYLLTARISË

Është e pabazë, e pres me padurim ditën kur do të mbahet debati për interpelancën në Kuvend, atë ditë do t’i përballim argumentet, argumentet janë në anën tonë. Besoj se kemi bërë mjaftueshëm për këto dy vite reforma në bujqësi. Kurse sa i përket rikonstruimit, kryeministri ka të drejtën e plotë që të krijojë kabinetin e ardhëshëm Qeveritarë, vendimi final do të jetë i vet kryeministrit, gjithmonë është respektuar dhe do të respektohet edhe në të ardhmen”.

Kur jemi tek interpelanca për shkarkimin e Tripunovskit, kryeparlamentari Gashi tha se për të njëjtën do të diskutohet në seancën e parë ose të dytë të muajit maj, ndërkaq kryeministri Mickoski duke komentuar interpelancën e Tripunovsit, tha se LSDM-ja ka të drejtë legjitime dhe demokratike të përdorë këtë instrument por u shpreh i bindur se ministri Tripunovski do t’i shpalosë argumentet që janë në anën e tij.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING