(VIDEO) BDI pretendon se Izet Mexhiti shantazhohet me dosje prej 320 faqesh

(VIDEO) BDI pretendon se Izet Mexhiti shantazhohet me dosje prej 320 faqesh

Bashkimi Demokratik për Integrim, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhitit.  Ata thonë se kryeministri Hristijan Mickovski e mban Izet Mexhitin nën kontroll të plotë përmes një dosjeje gjyqësore prej 320 faqesh, e cila dokumenton shkeljet flagrante të ligjit që kanë shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë në buxhetin komunal në vlerë prej 72 milionë eurove. Sipas BDI-së faktet tregojnë qartë se dosja e prokurorisë nuk po përdoret si mjet drejtësie, por si levë presioni mbi kreun e komunës së Çairit.

 BDI

“Burime kredibile konfirmojnë se kryeministri Hristijan Mickovski e mban Izet Mexhitin nën kontroll të plotë përmes një dosjeje gjyqësore prej 320 faqesh, e cila dokumenton shkeljet flagrante të ligjit në fushën e ndërtimtarisë ilegale në Çair”.

BDI dega Çair thekson se 72 milionë euro dëm ndaj buxhetit komunal nuk janë shifër abstrakte, janë spitale të pakrijuara, rrugë të paasfaltuara, kopshte dhe shkolla që nuk janë ndërtuar, dhe qytetarë të varfëruar.  Sipas tyre, çdo ditë që Mexhiti qëndron në post, është edhe një ditë më shumë që populli shqiptar në Çair mban peshën e gabimeve të tij.  Për këto arsye, BDI dega Çair kërkon me ngulm dhe menjëherë që Izet Mexhiti të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës Çair, dhe të ballafaqohet individualisht me akuzat juridike ndaj tij, siç kërkon çdo standard elementar i demokracisë dhe i qeverisjes së ndershme.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING