(VIDEO) BDI kërkon rregullim të ri shtetëror, Bexheti: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit

(VIDEO) BDI kërkon rregullim të ri shtetëror, Bexheti: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit

Shqiptarët kanë të drejtën legjitime që të kërkojnë rregullim të ri shtetëror, deklaroi deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti. Këtë deklaratë Bexheti e mbështet mbi presionet e fundit që bëhen mbi shqiptarët, por e përmend edhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Bexhetit, të drejtën për rregullim të ri shtetëror shqiptarët e fitojnë edhe pas deklaratave të kryeministrit për bllokim të integrimeve europiane.

BLERIM BEXHETI, DEPUTET I BDI-SË

“Në shtet ne realisht kemi problem serioz ku, i ftoj edhe popullatën maqedonase, por edhe shqiptare, nëse ka nevojë edhe të bisedojmë edhe si e lexojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe si e kuptojmë. Do të jeni dëshmitarë, se qëllimi i gjithë këtyre veprimeve dhe presioneve politike bëhet për këtë dhe për procesin integrues, dhe nëse nuk ka dakordësi, shqiptarët kanë të drejtën legjitime që të kërkojnë rregullim të ri shtetëror, dhe vetë të përcaktojnë se si, dhe ku duan të jetojnë”

Ai deklaroi se Mickoski e keqpërdor edhe Gjykatën Kushtetuese,

BLERIM BEXHETI – DEPUTET I BDI-SË

“Ky kryeministër destruktiv, nuk po e pranon, këtë nuke thotë, por e pranon në kontujnitet.  Marrëveshjen  e Ohrit, Me nënshkrimin e tij e konteston gjuha e shqiptarve, gjuha shqipe, e përdor Gjykatën Kushtetuese si organ para-politik. procesin e integrimeve e ka blloku dhe del e thot se edhe me dekada do të pres, për ndryshimet kushtetuese”

Kjo nuk është hera e parë që opozitarët drejtojnë akuza në drejtim të kryeministrit për presion politik ndaj shqiptarëve, për mospërdorim dhe implementim të gjuhës shqipe dhe “rrezikim” të Marrëveshjes së Ohrit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING