Bexheti: Shqiptarët kanë të drejtën të kërkojnë rregullim të ri shtetëror

Bexheti: Shqiptarët kanë të drejtën të kërkojnë rregullim të ri shtetëror

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti ka deklaruar sot se shqiptarët kanë të drejtën legjitime që të hapin një debat të gjërë ndër shqiptarë për të përcaktuar rregullimin e ri shtetëror dhe vet të përcaktojnë ku duan të jetojnë dhe si të jetojnë.
“Në shtet ne realisht kemi problem serioz ku, i ftoj edhe popullatën maqedonase, por edhe shqiptare, nëse ka nevojë edhe të bisedojmë edhe si e lexojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe si e kuptojmë. Do të jeni dëshmitarë, se qëllimi i gjithë këtyre veprimeve dhe presioneve politike bëhet për këtë dhe për procesin integrues, dhe nëse nuk ka dakordësi, shqiptarët kanë të drejtën legjitime që të kërkojnë rregullim të ri shtetëror, dhe vetë të përcaktojnë se si, dhe ku duan të jetojnë”, tha mes tjerash Bexheti.

MARKETING