Vizioni-M: HAPEN APLIKIMET PËR SHKOLLËN RINORE BALLKANIKE

Vizioni-M: HAPEN APLIKIMET PËR SHKOLLËN RINORE BALLKANIKE

Të rinjtë e interesuar për vetëdijësim dhe zhvillim intelektual dhe shpirtëror edhe këtë vit kanë mundësinë të aplikojnë dhe të jenë pjesë e “Shkolla Rinore Ballkanike”, projekt i cili sivjet ka titullin “Gen-Z”. Në kuadër të projektit janë paraparë ligjërata, seanca debative, trajnime, punëtori, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera, në të cilat do të trajtohen problemet e gjeneratës Z në aspektin social, kulturor, psikologjik, por edhe shëndetësor.

Projekti realizohet nga “Presidenca e Diasporës Turke dhe Komuniteteve Mike të Republikës së Turqisë (YTB)” në bashkëpunim me shoqata rajonale. Gjithashtu, në projektin “Shkolla Rinore Ballkanike”, bashkëorganizator është edhe Shoqata Kulturore “Vizioni M”.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatë të moshës 16-25 vjeçare nga gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Afati i aplikimit: 15.04.2026 – 19.04.2026
Apliko tani: https://forms.gle/RNqf2K8s8iPuneEs6
Hapja solemne e projektit: 25 Prill, 2026
Mos e humb këtë mundësi unike për të mësuar, debatuar dhe zhvilluar veten!
#YTB #VizioniM #ShkollaRinoreBallkanike #BalkanGençlikOkulu #BalkanYouthSchool #GenZ

MARKETING