(VIDEO) Mickoski: Nga 200 mijë “maqedonasit bullgar” të Radevit votuan 250 persona
Kryeministri Hristijan Mickoski shprehu zhgënjim për pjesëmarrjen e ulët të bullgarëve maqedonas në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, duke theksuar se interesi për të votuar është dukshëm më i ulët se sa pritej.”Jam pak i zhgënjyer nga pjesëmarrja e ulët e bullgarëve maqedonas, sepse vetëm 250 bullgarë maqedonas janë të interesuar të marrin pjesë në këto zgjedhje, nga më shumë se 200 mijë, sipas Radevit. Prisja që pjesëmarrja të ishte më e lartë”, ka deklaruar me një dozë ironie kryeministri Mickoski.Ai ka sqaruar se si e dëshiron të ardhmen e vendit fqinj.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Pres që qytetarët e Bullgarisë të zgjedhin një kryeministër që është i orientuar drejt Evropës, domethënë një president të qeverisë që do të jetë i orientuar drejt fqinjësisë së mirë dhe, në vend të çështjeve dypalëshe, do t’i përkushtohet promovimit të kritereve të Kopenhagenit”
Deklarata vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut është e bllokuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, e cila po kërkon të përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Qeveria e Mickoskit nuk ka pranuar që të realizojë ndryshimet kushtetuese duke u arsyetuar se gjatë rrugës së integrimeve evropiane mund të ketë edhe kushte të tjera.
Bullgaria po zhvillon zgjedhjet e teta parlamentare që nga viti 2021 të martën, në të cilat ish-presidenti Rumen Radev nuk ka gjasa të fitojë një shumicë të plotë, duke e lënë atë të varur nga partnerët potencialë për të formuar një qeveri.
Ardhja në pushtet e 62-vjeçarit Radev do të pritet me shqetësim në shumë kryeqytete evropiane, vetëm një javë pasi Hungaria rrëzoi Viktor Orbanit, një udhëheqës që ishte mbështetës i Kremlinit.
Radev ka thënë se nuk është pro-rus. “Unë kam qëndrime plotësisht pro-bullgare. Unë kam qëndrime pro-evropiane”, deklaroi ish-presidenti.
/SHENJA/

