(VIDEO) Turistët vlerësojnë mikpritjen, ushqimin dhe atmosferën e ngrohtë

(VIDEO) Turistët vlerësojnë mikpritjen, ushqimin dhe atmosferën e ngrohtë

“Numri i turistëve në vend po shënon rritje, me një interes gjithnjë e më të madh nga vizitorët e huaj. Por çfarë i tërheq ata drejt Maqedonisë së Veriut dhe çfarë vlerësojnë ata më shumë këtu? Për të gjitha këto, jemi në terren për të parë nga afër përshtypjet e tyre – vendet te cilat i kanë vizituar, eksperiencën, dhe çfarë mendojnë se mund të përmirësohet”.

Maqedonia e Veriut po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion tërheqës për turistët nga vende të ndryshme. Ata thonë se vijnë për bukuritë natyrore, trashëgiminë historike dhe kulturën e pasur, dhe madje ngelen të impresionuar me arkitekturën që shohin.

Turist

“Unë jam nga Kanada dhe po e vizitoj Maqedoninë si profesor univerzitar. Oh unë i dua njerëzit prej Maqedonisë, e dua qytetin e Shkupit dhe po unë vërtetë ndihem shumë i mirëseardhur këtu. E dua ushqimin, më pëlqyen çmimet- Kanada është shumë e shtrenjtë, pra çmimet janë më mirë këtu. 100% po, unë dua që gruaja ime të vijë këtu miqtë e mi, është një vend kaq i rehatshëm. Nuk kam qenëmjaftueshëm gjatë  këtu për të dhënë ndonjë sugjerim apo rekomandim, pra ndihem shumë komod këtu”.

Turiste

“Jam nga Spanja. Kemi ardhur si turist, kemi mbëritur dje nuk kemi mundur të shohim shumë gjëra ende, nuk e kemi provuar ende ushqimin, vetëm në hotel mëngjesin. Po mendoj se është vend i mirë për ta vizituar, për ecje dhe për të provuar ushqime”.

Turistët më tej thonë se, pasi vizitojnë vendin, largohen me shijen e ëmbël të mikpritjes dhe ngrohtësinë e vendasve, të cilën e veçojnë si një nga elementet më mbresëlënëse të qëndrimit të tyre.

Turist

“Sepse ne e duam Maqedoninë shumë, njerëzit këtu janë shumë të afërt me ne kjo është një ndër arsyet edhe pse ne e vizitojmë Maqedoninë çdo herë, ne jemi nga Turqia. Çdo gjë, çdo gjë e duam e pëlqejmë, nuk është hera ime e parë që vij por për atë është hera e parë. Po patjetër patjetër do t’ua rekomandoja. Nuk ka nevojë për asgjë më shumë, është shumë bukur kështu”.

Turiste

“Jam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne ishim në Bullgari dhe ne vetëm donim të mernim një shije të Maqedonisë, kështu që bëmë një udhëtim njëditor këtu  dhe jam shumë e impresionuar me statujat, me arkitekturën dhe me mësimin e historisë. Po por nuk e kemi provuar ende ushqimin në Maqedoni, ajo është e radhës. Absolutisht po do tua rekomandoja, tani më duhet ta kap turmën”.

Ndërkaq turistët vazhduan të shijojnë bukuritë që ofron vendi, duke u ndalur në çdo kënd me shumë entuziazëm për të realizuar fotografi dhe për të ruajtur kujtime nga udhëtimi i tyre. Atmosfera e gjallë dhe emocionet e tyre tregojnë se ky destinacion lë mbresa të paharrueshme tek çdo vizitor.

Ndërkaq kujtojmë se Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave në periudhën janar – shkurt 2026 numri i përgjithshëm i turistëve është rritur me 6.0%. 48,654 turistë realizuan 94,652 qëndrime me netë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ku thuhet se vendet nga të cilat kanë ardhur më shumë turistë të huaj në shkurt të vitit 2026 janë nga Turqia, Greqia, Sërbia, dhe Gjermania.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING