Ministri i jashtëm Hoxha: Shqipëria mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës

Ministri i jashtëm Hoxha: Shqipëria mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës

Ministri për Evropën dhe Punët Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, theksoi se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Hoxha bëri të ditur se në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF 2026), ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Hans Christian Friedrich Schmidt.

“Qëndrimi i Shqipërisë ndaj BeH-së mbetet i qartë dhe i palëkundur: ne mbështesim fuqimisht sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin e saj multietnik”, ka shkruar Hoxha.

Ai theksoi se roli i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë mbetet thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Sipas Hoxhës, paqja, siguria dhe stabiliteti në Bosnjë e Hercegovinë janë me rëndësi jo vetëm për të ardhmen e vendit, por edhe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës.

MARKETING