Alarme për bomba në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond”

Alarme për bomba në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond”

Mëngjesin e sotëm, në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond Mall” në Shkup janë raportuar për vendosje të mjeteve shpërthyese. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) menjëherë ka nisur zbatimin e protokolleve të sigurisë.

MARKETING

Description of image

Nga policia konfirmojnë se kërcënimi është dërguar përmes rrugës elektronike. Ekipet policore tashmë ndodhen në terren dhe po kryejnë kontrolle të detajuara antiterroriste në objektet.

Qytetarëve u është urdhëruar që menjëherë të largohen nga hapësirat dhe të qëndrojnë në distancë nga objektet për arsye sigurie.

Në vitet e fundit, kryeqyteti ka qenë disa herë objekt i kërcënimeve të ngjashme të drejtuara ndaj qendrave tregtare, shkollave dhe objekteve të tjera publike. Të gjitha rastet e deritanishme janë rezultuar si të rreme. Deri më tani, institucionet kompetente ende nuk kanë zbuluar autorët e këtyre shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë.

MARKETING