Policia ndalon 15 shoferë brenda 24 orëve për shkelje në trafik

Policia ndalon 15 shoferë brenda 24 orëve për shkelje në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndërmarrë aksione në të gjithë vendin, duke ndaluar 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm. Sipas të dhënave, 12 prej tyre kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, dy kanë qenë nën ndalim aktiv për drejtim, ndërsa një është kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Rastet janë evidentuar në disa qytete, përfshirë Shkupin, Kumanovën, Tetovën, Gostivarin, Velesin, Dibrën, Manastirin, Negotinën dhe Strumicën.

Autoritetet njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë, ndaj personave të përfshirë do të ngriten kallëzime penale përkatëse. Ndërkohë, policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

MARKETING