(VIDEO) Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes

(VIDEO) Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes

Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes, si pasojë e mungesës së theksuar të stafit të punësuar. Brenda insitiuticonit, numri i reduktuar i artistëve dhe punonjësve ka vështirësuar ndjeshëm funksionimin normal të ansamblit, duke rrezikuar seriozishtë vazhdimësinë e aktivitetit të tij. Dirigjentja dhe ish anëtarja e bordit gjatë themelimit, Agona Çupi theksoi se ajo që është më në rrezik është mungesa e punësimeve.

AGONA ÇUPI, DIRIGJENTE DHE ISH ANËTARE E BORDIT

Arsyja kryesore pse shkojnë tani drejt shkrirjes ose mbylljes, është aryesja sepse nuk ka të punësuar. Për momentin në ansambël gjenden vetëm dy të punësuar të cilët janë marrë me transfer, nuk janë të punësuar me konkurs mbrenda ansamblit, thjeshtë janë administratë të cilët janë marrë me transfer dhe sa herë që janë hapur konkurset ku i pari që u hap dështoi, pastaj nuk arriti të realizojë shkaku i zgjedhjeve, pastaj më vonë çdoherë që janë bërë kërkesat për punësim nuk janë miratuar edhe kjo ka rezultuar me mungesë punsimesh”.

Për dirigjenten Cupi ansambli është diçka që ajo bashkë me gjithë kolegët e saj në Tetovë e kanë ëndërruar kur kanë qenë në shkollë të mesme, ku dhe kanë nisur me Orkestrën Kametrale të të rinjëve në vitin 2015, ku dhe kanë pas edhe koncertin e parë.

AGONA ÇUPI, DIRIGJENTE DHE ISH ANËTARE E BORDIT

Sigurisht neve nuk do të dorëzohemi. Besoj komuniteti artistik nuk është e drejtë të dorëzohet përpara mbylljes të asnjë lloj institucioni kulturor sepse juve për momentin po drejtoheni për ansamblin sepse unë jam pjesë e ansamblit por me projekte dhe në një farë forme në këtë plan strategjik janë paraparë 11 institucione tjera kulturore të cilat rrezikohen të shkrihen ose të mbyllen”.

Çupi u shpreh se për të kjo është një tragjedi sepse sipas saj në një vend ku fillojnë edhe mbyllen institucionet kulturore lë shumë sende për tu menduar dhe për te reflektuar pas. /SHENJA/

 

MARKETING