(VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, Mickoski: Ata që janë kundër u frikësohen kritereve të reja

(VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, Mickoski: Ata që janë kundër u frikësohen kritereve të reja

Duan të punojnë një ditë në javë dhe duan pagë 120-150 mijë denarë, por nuk duan të shkruajnë as një punim në vit, që është detyrë e tyre”. Kështu ju përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski kritikëve të ligjit për Arsim të Lartë, që një ditë më parë u prezantua në Qeveri. Ai thotë se kjo i bie sikur ai si kryetar i Qeverisë, të vij në punë gjysmë dite në javë dhe të kërkoj dhjetë herë më shumë të ardhura dhe të mos mbaj përgjegjësi për asgjë në shtet. Sipas tij, të gjithë ata që janë kundër ligjit për arsimin e lartë, në fakt kanë frikë nga kriteret e reja për zgjedhje në tituj.

Hristijan Mickoski, kryeministër

E patë edhe ju vetë përmes mediave se si ishin të pranishëm rektorët e universiteteve shtetërore. Dhe të gjithë, dhanë mbështetje për ligjin. Kjo është e para. Së dyti, të gjithë ata spekulantë politikë që publikisht thoshin se janë kundër ligjit, gjoja se në atë mënyrë cenohej autonomia, improvizojnë dhe manipulojnë. Pse? Sepse dje i panë rektorët e universiteteve shtetërore duke e mbështetur. Në thelb, ata kanë frikë nga kriteret e reja për zgjedhje në tituj”.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit Vesna Janevska, paralajëmroi reforma edhe në arsimin fillore. Ajo paralajmëron zhvillim të mësimit me një ndërrim.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit

Vendosja për mësim me një ndërrim në shkollë, është një angazhim i fuqishëm i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sepse përfitimet janë të shumta – fëmijët janë më të përqendruar kur mësimi zhvillohet në mëngjes. Ata qëndrojnë në shkollë më gjatë, gjë që është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh se nxënësit tanë kanë 900 orë më pak krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre evropianë deri në moshën 15 vjeç

Ministrja theksoi se kjo mundëson socializim më të madh dhe zvogëlon kostot e funksionimit të shkollës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i filloristëve në shkollat fillore është në ulje. Për këtë ministrja tha se paralelisht, ka kthim të shtetasve tanë në vend, që sipas saj është si pasoj e politikave të kësaj Qeverie.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING