(VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, opozita thotë se ligji është i dëmshëm dhe nuk do ta mbështesë
Aleanca për Shqiptarët krahu i Travarit e refuzon proprozim-ligjin për arsimin e lartë, pasi sipas tyre ai nuk sjell reformë por hap rrugë për goditje të reja ndaj universiteteve shqiptare. Kryetari I partisë, Arben Taravari , vlerëson se ky propozim-ligji nuk ndërtohet mbi barazi, meritë dhe zhvillim, por në padrejtësi, kontroll dhe kalkulim politik.
ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Rreth 600 të punësuar, mbahen me kontrata në Universitetin e Tetovës, që do të thotë se afro 50 për qind e të punësuarve janë me kontrata. Në anën tjetër, në UKM kjo përqindje është rreth 10 për qind”.
Taravari thekson se askush nuk ka të drejtë të pengojë hapjen e studimeve të doktoratës për studentët shqiptarë, ndërsa dispozitat kundër nepotizmit duhet të rikthehen siç kanë qenë në ligjin e vitit 2018.
Edhe LSDM nuk do ta mbështesë ligjin për arsim të lartë. Sekretari i përgjithshëm i parties, Aleksandër Sasha Dimitrieviq tha se ligji do t’i përzë të rinjët nga vendi dhe nuk sjellë asgjë të mirë për komunitetin akademik
ALEKSANDAR SASHA DIMITRIEVIQ, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LSDM-SË
“Propozim-ligjin për arsimin e lartë e kemi komentuar disa herë dhe vlerësojmë se ai është një ligj që do t’i largojë të rinjtë nga Maqedonia dhe që nuk sjell asgjë të mirë për shoqërinë”.
Dimitrieviq ka shtuar se, gjatë ditëve të ardhshme do të kenë kordinim me grupin e deputetëve në të cilën ata do të marrin qëndrime më konkrete rreth ligjit.
Ndryshimet në Ligjet për arsim të lartë më herët i ka kritikuar edhe BDI. /SHENJA/

