Kuvendi shpalli konkurs për zgjedhjen e anëtarit të ri të KSHPK-së

Kuvendi shpalli konkurs për zgjedhjen e anëtarit të ri të KSHPK-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli konkurs publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Anëtar i Komisionit Shtetëror mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:

-të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të ketë vend të përhershëm të jetesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

-të ketë aftësi për punë;

-të ketë arsim të lartë me të paktën 300 kredi SETK ose nivelin VII/1 të arsimit në fushën nga fushën e shkencave juridike ose arsim të lartë me të paktën 240 kredi SETK ose nivelin VII/1 të arsimit në fushën e shkencave politike, të komunikimit ose ekonomike;

-të ketë të paktën 10 vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë, nga të cilat të paktën gjashtë vjet përvojë pune në fushat e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të të drejtës ose qeverisjes së mirë;

-nuk i është shqiptuar ndalim për ushtrimin e funksionit, veprimtarisë ose detyrës;

-në 10 vitet e fundit, të mos ketë qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos ketë qenë donator një partie politike ose të mos ketë kryer funksion në organet e partisë politike;

-nuk e ka shfrytëzuar të drejtën nga neni 10 paragrafi (1), i këtij ligj

MARKETING