Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Në pjesët jugore të vendit priten kushte për reshje shiu.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 25 gradë.
Gjatë fundjavës, moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me alternim të vranësirave dhe intervaleve me diell.

