Amir Idrizi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Sarajit
Në vazhdim të mbledhjes së 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit, pas shkarkimit të Iljaz Veselit, është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni.
Amir Idrizi, përfaqësues i koalicionit VLEN, ka siguruar mbështetjen e shumicës së këshilltarëve, duke marrë kështu drejtimin e Këshillit Komunal.
Idrizi më parë ka ushtruar detyrën e zëvendëskryetarit të Komunës së Sarajit. Në zgjedhjet e fundit lokale, ai ishte bartës i listës për këshilltarë nga radhët e koalicionit VLEN.

