Mexhiti: Avancojnë punimet në rrugën “Ferid Murad” – projekti merr formë çdo ditë
MARKETING
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se punimet për rikonstruimin e rrugës “Ferid Murad” po zhvillohen me ritëm të qëndrueshëm dhe sipas planit të paraparë.
MARKETING
Ai theksoi se progresi në terren është i dukshëm çdo ditë, duke e cilësuar këtë projekt si një dëshmi konkrete të angazhimit në infrastrukturë. Sipas tij, tashmë janë vendosur dhe betonuar bordurat në njërën anë të rrugës, çka ka mundësuar ndarjen dhe strukturimin më të qartë të hapësirës mes rrugës dhe trotuarit.
Mexhiti nënvizoi se punimet po vazhdojnë me intensitet, ndërsa aktualisht ekipet janë të angazhuara në ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçiklistë. Ky investim synon të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të përmirësojë organizimin e lëvizjes në këtë zonë.
Projekti pritet të transformojë ndjeshëm pamjen dhe funksionalitetin e rrugës, duke e bërë atë më moderne dhe më të përshtatshme për banorët.

