A do të kandidojë për kryetar? Përgjigjet Shaqiri
MARKETING
I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për kryetar të partisë, deputeti, Rijad Shaqiri tha se, ai nuk ka ambicie për të qenë kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
MARKETING
Ai tha se ASH, është në fazën e organizimit të Kongresit të rregullt partiak.
“Çështja gjyqësore sa i përket vulave tona mori epilogun dhe presim rikonfirmimin e gjykatës për ta verifiku atë që është si vendim i përgjithshëm i gjykatës se apelit. Jemi duke punuar në teren, kemi patur takim me qytetarët, duke filluar nga Llojani deri në Strugë”, ka deklaruar deputeti Shaqiri.
Shaqiri tha se sulmet e drejtuar ndaj ASH-së kanë qenë sulme të njëpasnjëshme, goditjet, tha ai, kanë qenë nga individ të cilët, ASH i ka ngrit në nivelin maksimal dhe u ka dhënë shans që të jenë përfaqësues më të denjë të ASH-së.
“Por ja që e kanë keqpërdor dhe për kalkulimet individuale i kanë bërë ato veprime. Shumë ka, nuk ka nevojë të flitet me emra”, tha Shaqiri.

