VLEN: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet ligj

VLEN: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet ligj

MARKETING

Nga VLEN theksojnë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj apo dhuratë, por një e drejtë kushtetuese e garantuar që nga viti 2001. Sipas tyre, megjithëse ligji për këtë çështje është dashur të miratohet që në vitin 2003, ai ka mbetur për vite të tëra i pazgjidhur, duke u përdorur nga të tjerë vetëm për propagandë dhe interesa personale, pa vullnetin për ta adresuar realisht.

MARKETING

Sample Image

Ata rikujtojnë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 9 tetorit 2024, me të cilin u hoq i ashtuquajturi “balancues”, u bë e qartë se kjo çështje nuk mund të zgjidhej më me masa të përkohshme apo zgjidhje të pjesshme, por kërkonte një ligj të mirëfilltë.

“Ky ligj vendos rregull në një fushë ku për vite ka mbizotëruar paqartësia, krijon mekanizma konkretë për zbatim dhe parashikon një trup koordinues të udhëhequr nga një zëvendëskryeministër shqiptar, si garanci që e drejta për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të mos anashkalohet më,” theksojnë nga VLEN.

Sipas tyre, fakti që ligji është përmirësuar edhe pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias e forcon edhe më tej këtë zgjidhje ligjore.

Në fund, nga VLEN bëjnë thirrje që Kuvendi të marrë përgjegjësinë për miratimin e ligjit, duke e cilësuar këtë si një moment kyç.

“Tani është radha e Kuvendit. Ky është momenti kur secili duhet të dëshmojë nëse është në anën e historisë. Nuk ka më vend për patriotizëm të rremë. VLEN nuk bën zhurmë për të drejtat e shqiptarëve, por i kthen ato në ligj. Shqiptarët nuk janë vegël, por janë ligj,” deklarojnë nga VLEN.

MARKETING