Armëpushimi, zbardhet propozimi me 10 pika që Irani i dërgoi Trump

Armëpushimi, zbardhet propozimi me 10 pika që Irani i dërgoi Trump

MARKETING

SHBA ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.

MARKETING

Sample Image

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili më 7 prill paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk bën marrëveshje, tha se ka marrë nga Teherani një propozim me 10 pika dhe se e konsideron atë një bazë të mirë për negociata.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), konfirmoi se është “vendosur” një armëpushim midis dy palëve, “me kushte të caktuara”.

Propozimi me 10 pika i Iranit:

  • Angazhimi i Iranit për të mos ndërtuar armë bërthamore
  • Dispozitat që hapin rrugën për një ndërprerje të plotë të çdo agresioni kundër Iranit dhe grupeve aleate
  • Tërheqje e mundshme e forcave luftarake amerikane nga rajoni dhe ndalim i çdo sulmi ndaj Iranit nga bazat rajonale.
  • Kalim i kufizuar ditor i anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit për dy javë, sipas një dispozite të Protokollit të Kalimit të Sigurt dhe rregullave specifike të Iranit.
  • Heqja e të gjitha sanksioneve parësore, dytësore dhe të OKB-së kundër Iranit
  • Mbulimi i humbjeve të Iranit nga lufta duke krijuar një fond investimi dhe financiar për vendin.
  • Pranimi nga SHBA-të i të drejtës së Iranit për të pasuruar materiale bërthamore dhe diskutimi mbi nivelin e pasurimit
  • Leja për Iranin për të negociuar traktate paqeje dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet e rajonit
  • Zgjerimi i politikës së mossulmimit ndaj të gjitha grupeve të rezistencës në rajon
  • Ratifikimi i të gjitha angazhimeve përmes një rezolute zyrtare të Kombeve të Bashkuara

MARKETING