(VIDEO) Partia VLEN do ketë dy kryetarë dhe dy nënkryetarë
MARKETING
Rrugëtimin si një parti VLEN do ta fillojë më 9 maj të këtij viti, kur edhe zyrtarisht do ta mbajnë kongresin e parë të partisë.
MARKETING
Bilall Kasami një nga krerët e këtij koalicioni, ka njoftuar se grupi i punës është duke punuar dhe është në përgatitje të programit, platformës dhe të statutit të partisë.
BILALL KASAMI – VLEN
“Në VLEN vazhdon punët grupi i punës në drejtim të koordinimit të aktiviteteve për përgatitje të Kongresit të parë i cili është dakorduar që të jetë më 9 maj. Në këtë fazë grupi i punës punon në përgatitje të programit, platformës dhe të statutit të partisë ku do të jenë të përcaktuara të gjitha parimet bazë të funksionimit të VLEN-it në periudhën në vazhdim”.
Mes tjerash, Kasami ka njoftuar se brenda VLEN është vendosur që partia të ketë dy kryetarë, nënkrzetar, sekretar gjeneral po edhe organe të tjera.
BILALL KASAMI – VLEN
“Ajo që ne kemi thënë edhe më herët dhe besoj risi, dakordimi fillestarë është që VLEN të funksionojë me dy kryetar, të ketë nënkryetar, të ketë sekretar gjeneral dhe sigurisht organe tjera siç janë sekretariatet”.
Të gjitha partitë politike pjesë të koalicionit VLEN kanë ndërmarrë veprime konkrete për shkrirje në një subjekt, duke shkrirë organet e partive autonome dhe duke autorizuar krerët e partive në fjalë për të vazhduar bisedimet për bashkimin e VLEN.
Mevludin Imeri /SHENJA/

