Fëmija palestinez që humbi të dyja këmbët nga sulmet izraelite rifilloi jetën në Turqi

Fëmija palestinez që humbi të dyja këmbët nga sulmet izraelite rifilloi jetën në Turqi

Momin Sameh Alhamss, një fëmijë 5-vjeçar që mbeti nën rrënoja dhe humbi të dyja këmbët pasi një raketë goditi shtëpinë e tij gjatë sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, rifilloi jetën në Turqi.

MARKETING

Shik.mk

Në vitin 2023, kur Alhamss ishte vetëm 2-vjeç, një raketë goditi shtëpinë ku jetonte me familjen gjatë sulmeve të Izraelit ndaj Gazës.

Ndërsa shtëpia u shemb dhe Alhamss mbeti nën rrënoja, xhaxhallarët e tij humbën jetën. Babai i tij humbi njërën këmbë, ndërsa gjyshja nga ana e babait humbi njërën dorë.

Nëna dhe vëllai i tij binjak nuk ndodheshin në shtëpi gjatë sulmit, ndaj nuk u prekën prej sulmit. Pas rreth 6 orësh kërkimesh, Alhamss u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në spital.

Pas traumës që përjetoi, fëmija palestinez vuajti nga harresa dhe gjatë kësaj periudhe kujtonte vetëm vëllain e tij binjak nga familjarët.

Pas trajtimit në spitale të ndryshme, Alhamss shkoi fillimisht në Egjipt me gjyshen nga ana e nënës, të cilën e mendonte si nënën e tij, dhe më pas mbërriti në Turqi. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, ai filloi shkollimin në lagjen Keçioren të Ankarasë.

Gjyshja e tij, Hanan Abdelal, është mbështetësja më e madhe e Alhamssit, i cili përdor karrige me rrota, ndërsa pjesa tjetër e familjes ka mbetur në Palestinë.

Duke ndarë me Anadolun përjetimet dhe ndjenjat e saj, Abdelal theksoi se jeta në Gaza është shumë e vështirë dhe tha se trajtimi i nipit të saj përfundoi në Turqi, ku kishin ardhur tre vjet më parë.

Duke treguar se në momentin e sulmit Momin, babai i tij dhe xhaxhallarët ndodheshin në shtëpi, Abdelal tha:

“Më 2 dhjetor ra bomba. Nëna dhe vëllai i tij binjak kishin shkuar në atë moment në market për të blerë bukë. Babait të Mominit iu pre njëra këmbë. Dy xhaxhallarët e tij ranë dëshmorë. Gjyshes nga ana e babait iu pre njëra dorë. Momini qëndroi 6 orë nën rrënoja. Më pas, Momini shkon në spital. Të dyja këmbët i amputohen, por operacioni kryhet gabimisht”.

Abdelali tha se Momini iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Egjipt dhe se më pas ata u sollën në Turqi.

Duke vënë në dukje se trajtimi i nipit të saj vazhdoi në Turqi, shtoi se ai përfundimisht u largua nga spitali pas pesë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe një procesi të gjatë trajtimi mjekësor.

Abdelal falënderoi gjithashtu presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e tyre.

MARKETING