Silvinjo bën gati valixhet, zbulohet skuadra e re që kërkon teknikun e kombëtares shqiptare

Silvinjo bën gati valixhet, zbulohet skuadra e re që kërkon teknikun e kombëtares shqiptare

MARKETING

E ardhmja e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo mund të lidhet sërish me Brazilin. Sipas raportimeve të portalit brazilian “bolavip.br”, ai është përfshirë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Korinthians, pas dorëheqjes së Dorival Zhunior.
Silvinjo është aktualisht nën kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në fund të muajit korrik. Deri më tani nuk ka një vendim zyrtar për vazhdimësinë e tij, ndërsa mediat braziliane kanë nisur të përmendin emrin e tij si një alternativë konkrete për pankinën e klubit të njohur.

MARKETING

Sample Image

Një nga arsyet kryesore pse Silvinjo konsiderohet kandidat serioz është fakti se ai e njeh mirë Korinthians. Kjo do të shmangte një periudhë përshtatjeje, ndryshe nga trajnerë të tjerë që nuk kanë pasur më parë lidhje me klubin.

Drejtuesit e Korinthians duket se janë nën presion për të emëruar sa më shpejt trajnerin e ri. Skuadra ka përpara ndeshje të rëndësishme: të enjten debuton në Copa Libertadores kundër Platense, ndërsa të dielën përballet me rivalin Palmeiras në kampionat.

E kaluara e Silvinjos te Korinthians

Silvinjo ka një histori të mëparshme me Korinthians, si trajner dhe si futbollist. Ai drejtoi skuadrën nga maji i vitit 2021 deri më 3 shkurt 2022, periudhë që u mbyll me dorëheqjen e tij pas humbjes ndaj Santos.

Gjatë kësaj kohe, ai regjistroi 44 ndeshje në krye të ekipit, me një bilanc prej 17 fitoresh, 14 barazimesh dhe 13 humbjesh. Më herët, Silvinjo ka qenë pjesë e klubit edhe si lojtar në vitet 1994–1999.
Kandidatë të tjerë në garë

Megjithatë, Silvinjo nuk është i vetmi emër në listën e Korinthians. Sipas gazetarit Zhoao Van Bojsen, Këshilli Administrativ i klubit po shqyrton edhe kandidatura të tjera si Karlos Karvahal, Bruno Lage, Tite, Fernando Diniz, Marselo Gajardo dhe Huan Pablo Vojvoda.

MARKETING