OpenAI bën thirrje për reforma të gjera ekonomike mes rritjes së shpejtë të inteligjencës artificiale

OpenAI bën thirrje për reforma të gjera ekonomike mes rritjes së shpejtë të inteligjencës artificiale

MARKETING

OpenAI bëri sot thirrje për reforma të gjera për të adresuar rritjen e shpejtë të inteligjencës artificiale, duke përfshirë krijimin e një fondi publik pasurie, taksa mbi punën e automatizuar dhe mundësinë e një jave pune katërditore, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Po fillojmë një tranzicion drejt superinteligjencës: sisteme të inteligjencës artificiale të afta të tejkalojnë njerëzit më të zgjuar edhe kur ata ndihmohen nga AI. Askush nuk e di saktësisht se si do të zhvillohet ky tranzicion. Në OpenAI, besojmë se duhet ta menaxhojmë këtë përmes një procesi demokratik që u jep njerëzve fuqi reale për të formësuar të ardhmen e inteligjencës artificiale që ata dëshirojnë”, tha kompania amerikane.

Kompania tha se dokumenti i politikave paraqet një sërë “idesh fillestare” që synojnë të adresojnë rrezikun e humbjes së vendeve të punës dhe ndërprerjeve të gjera në industri, të nxitura nga përdorimi i veglave të inteligjencës artificiale.

Ndër propozimet kryesore është krijimi i një fondi publik pasurie, sipas të cilit qeveritë dhe kompanitë e inteligjencës artificiale do të investonin së bashku në asete afatgjata të lidhura me zhvillimin e AI-së, me fitimet që do t’u shpërndaheshin drejtpërdrejt qytetarëve, sipas Business Insider.

Një propozim tjetër u kërkon qeverive të inkurajojnë dhe të stimulojnë punëdhënësit që të testojnë javën e punës katërditore pa ulur pagat si dhe të ofrojnë “bonuse për përfitime” të lidhura me rritjen e produktivitetit nga veglat e reja të AI-së.

Dokumenti gjithashtu kërkon reforma tatimore, duke përfshirë zhvendosjen e bazës së taksave drejt të ardhurave të korporatave dhe fitimeve kapitale, si dhe vendosjen e taksave mbi punën e automatizuar për të kompensuar humbjet e mundshme të vendeve të punës nga AI.

OpenAI gjithashtu bëri thirrje për zgjerim më të shpejtë të rrjetit elektrik në SHBA për të përballuar rritjen e kërkesës për energji të nxitur nga zgjerimi i qendrave të të dhënave dhe sistemet gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale.

MARKETING