Presidentja Osmani në ditën e fundit të mandatit: Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu, ka qenë rrugëtimi ynë i përbashkët

Presidentja Osmani në ditën e fundit të mandatit: Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu, ka qenë rrugëtimi ynë i përbashkët

MARKETING

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ditën e fundit të mandatit të saj ka publikuar një video nga takimi i fundit që ka mbajtur me përfaqësues diplomatikë, ata të shoqërisë civile, mediave, etj.

MARKETING

Sample Image

Osmani në një postim në Facebook shkruan se këto pesë vite nuk ishin vetëm historia e një njeriu të vetëm, por rrugëtim i përbashkët.

“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, shkruan ajo.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin.

Në mungesë të zgjedhjes së presidentit të ri, Osmani detyrën ia dorëzon sot kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00.

MARKETING