(VIDEO) Studentët i bëjnë thirrje profesorëve që t’i bashkohen protestës së 6 prillit

(VIDEO) Studentët i bëjnë thirrje profesorëve që t’i bashkohen protestës së 6 prillit

MARKETING

Me afrimin e datës 6 prill, studentët po mobilizohen gjithnjë e më shumë për protestën e paralajmëruar. Unionet studentore nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, ju kanë bërë thirrje profesorëve universitarë që të mbështesin protestën që do të mbahet më 6 prill në Shkup. Përmes një letre zyrtare, studentët theksojnë se bëhet fjalë për një çështje thelbësore, e cila lidhet me respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, konkretisht me mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

MARKETING

Sample Image

UNIONET E STUDENTËVE

“Po kërkojmë një të drejtë që na takon me Kushtetutë dhe ligj, por që për vite me radhë u mohohet kolegëve tanë: mundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Duke parë politizimin, refuzimin dhe pengesat që na paraqiten, tre unionet e studentëve kanë thirrur protestë më 6 prillë, ora 12:30 në Shkup, duke filluar marshutë nga Ura e Gurit”.

Ata kërkojnë solidaritet dhe përkrahje nga stafi akademik, duke vlerësuar rolin e profesorëve si faktor kyç në mbrojtjen e standardeve dhe të drejtave në arsim. Sipas tyre, kjo nuk është vetëm një kërkesë studentore, por një çështje që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe barazinë në sistemin universitar.

Ndërkaq, mbështetje për studentët ka dhënë edhe organizata “N’katror”. Sipas tyre, situata aktuale krijon trajtim të parabartë dhe bie ndesh siç thonë, me parimin që institucionet publike duhe t’u shërbejnë të gjithë qyetarëve.

ORGANIZATA N’KATROR

“Një sisitem i drejtë fillon me qasje të barabartë në të. Mbështetja e kësaj iniciative nuk është vetëm për gjuhën, por për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe moderne. N’katror qendron me studentët”.

Nga organizata “N’katror”, i bëjnë thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit dhe të gjitha institucioneve përkatëse, që siç thonë, të verpojnë me urgjencë për të mundësuar zgjidhje të drejtë për këtë çështje.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING