Mbrojtja e Thaçit kundërshton dorëzimin e provave nga ZPS-ja pas mbylljes së çështjes
MARKETING
Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi po vazhdon ta kontestojë ligjshmërinë e dorëzimit të provave nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
MARKETING
Kryembrojtësi, avokati Lluka Mishetiq sërish në kundërpërgjigjen ndaj ZPS-së, ka kërkuar që kjo e fundit të ndalojë dorëzimin e provave pas mbylljes së çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Fillimisht, me datën 13 mars kishte kërkuar nga trupi gjykues që të urdhërojë Prokurorinë për mos paraqitje të provave.
Ndërkaq, më 25 mars, kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest iu përgjigj kërkesës duke kërkuar refuzimin e saj.
ZPS ka thënë se zbulimet në fjalë i plotësojnë të gjitha kriteret dhe “nuk përbëjnë paraqitjen e ‘parashtresave’ apo ‘paraqitjen e provave’.
“Kërkesa e Mbrojtjes së Thaçit për një urdhër ndaj ZPS-së në bazë të Rregullës 136 të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, dhe shpërfill zbatimin e Rregullës 112 dhe jurisprudencën e Dhomave të Specializuara lidhur me të. Përmbushja nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) e detyrimeve të saj të vazhdueshme të zbulimit të provave, në përputhje me kornizën e aplikueshme, nuk përbën paraqitje provash, apo paraqitje të parashtresave, në kuptimin e Rregullës 136. Kërkesa duhet të refuzohet në përputhje me këtë”, thuhet në këto parashtrime.

