ASHMAA: Kënga për fëmijë “Trojet shqiptare” e transmetuar në RTM 2 përhap intolerancë përmes simboleve irredentiste

ASHMAA: Kënga për fëmijë “Trojet shqiptare” e transmetuar në RTM 2 përhap intolerancë përmes simboleve irredentiste

MARKETING

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale gjatë një mbikëqyrjeje siç thuhet të jashtëzakonshme, ka konstatuar se “interpretimi i këngës “Trojet Shqiptare” nxit dhe përhap intolerancë bazuar në përkatësinë kombëtare dhe etnike përmes simboleve irredentiste dhe mesazheve të qarta politike për të promovuar një “trashëgimi” monoetnike, irredentiste për bashkimin e territoreve”.

MARKETING

Sample Image

“Vajza që këndoi këngën “Trojet shqiptare” mbante veshur një bluzë, në pjesën e përparme të së cilës ishte ilustruar qartë harta e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, e cila përfshin territoret e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës dhe Greqisë, e cila përfaqëson një territor ku jetojnë ose kanë jetuar shqiptarë etnikë, dhe në pjesën e pasme të bluzës në shqip ishin shkruar fjalët “1 GJUHË, 1 KOMB, 1 GJAK” . Gjithashtu, gjatë performancës skenike, interpretuesi i këngës dhe dy valltarët treguan disa herë simbolin e shqiponjës dykrenare me duart e tyre”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, njofton AShMAA, “teksti i këngës përmbante mesazhe që bënin thirrje për ekspansionizëm dhe bashkim territorial të vendeve dhe qyteteve në rajon, duke përfshirë territoret e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

“Gjatë monitorimit, Agjencia zbatoi kriteret nga Udhëzuesi për monitorimin e gjuhës së urrejtjes, standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (rastet Roy TV kundër Danimarkës dhe Zana kundër Turqisë). U përcaktua se kufizimi i këtij lloji shprehjeje është i përcaktuar me ligj, ka një qëllim legjitim (mbrojtja e sigurisë kombëtare, rendit publik dhe të drejtave të të tjerëve) dhe është i nevojshëm në një shoqëri demokratike. Shfaqja e përmbajtjes së tillë në një program të destinuar për audiencën më të re është një përpjekje për të indoktrinuar me ide që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës në shoqërinë tonë multietnike, dhe transmetimi i mesazheve përmes fëmijëve është keqpërdorim i tyre i rëndë për qëllime politike. Fakti që pamjet dhe mesazhet kontroverse kaluan nëpër filtrin editorial të RTM2 pa u hequr tregon një dështim serioz dhe sistematik në planifikimin dhe redaktimin e programit”, thuhet në njoftim.

Agjencia thotë se Shërbimi Publik i Radios Televizive ka përgjegjësi të veçantë për të parandaluar keqpërdorimin e programit për “promovimin e ideve që mohojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, si dhe për nxitjen e formave kulturore, etnike, fetare, gjinore, racore, kombëtare ose formave të tjera të intolerancës, si dhe se RTM-ja është e detyruar të sigurojë mbrojtje të plotë të të miturve në programet e saj.

MARKETING