Kosovë, policia arreston dy persona që ndezën fishekzjarre afër hotelit ku u vendos kombëtarja e Turqisë
MARKETING
Dy persona u arrestuan mbrëmë për ndezjen e fishekzjarreve pranë hotelit ku po qëndron Kombëtarja Turke e Futbollit në Prishtinë, përpara ndeshjes së tyre finale të “play off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës FIFA 2026 kundër Kosovës, raporton Anadolu.
MARKETING
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për Anadolu se dy persona u arrestuan për ndezjen e fishekzjarrëve pranë hotelit në Prishtinë ku po qëndron kombëtarja turke e futbollit, në qendër të kryeqytetit kosovar.
Pllana theksoi se kundër dy të dyshuarve u lëshua urdhër ndalimi 48-orësh me akuzën e “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.
Mbrëmë vonë, fishekzjarrët u vunë pranë hotelit ku u vendos Kombëtarja Turke e Futbollit, përpara ndeshjes së tyre finale të “play off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës FIFA 2026, kundër Kosovës.

