Irak, një sulm me raketa godet bazën ajrore pranë aeroportit të Bagdadit

Irak, një sulm me raketa godet bazën ajrore pranë aeroportit të Bagdadit

Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se një sulm me raketa shënjestroi një bazë ajrore në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, duke shkatërruar një avion ushtarak, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Një deklaratë e ministrisë tha se baza ajrore “Mohammed Alaa” u godit në orën 1:55 të mëngjesit nga raketa ‘Grad’ të lëshuara nga periferia e kryeqytetit. Sulmi shkatërroi një avion “Antonov-132” që u përkiste Forcave Ajrore Irakiane, tha ministria.

Nuk u raportua për viktima në njerëz. Autoritetet thanë se agjencitë përkatëse kanë filluar vlerësimin e dëmeve dhe po punojnë për të gjetur burimin e zjarrit me raketa.

I gjithë rajoni ka qenë në gatishmëri që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani më shumë se 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

MARKETING