Osmani: Kemi bërë shumë për gjuhën shqipe, por se kemi menduar se do dalin forca politike shqiptare për të luftuar këto arritje
MARKETING
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj eksponentëve të VLEN-it, të cilët, akuzojnë funksionarët e BDI-së se për 20 vite nuk e kanë bërë gjuhën shqipe zyrtare dhe nuk e kanë mbrojtur atë.
Bujari shkruan se ata kanë bërë shumë punë, por nuk e kanë menduar se do të dalin forca politke që do të luftojnë vetë arritjet për gjuhën shqipe.
“E kemi ndërruar Kushtetutën.
E kemi sjellë Ligjin për gjuhën.
E kemi themeluar Agjencinë e Gjuhës.
E kemi ngritur inspektoratin.
Kemi krijuar sektorët e gjuhës nëpër institucione,
Kemi përgatitur resurset për zbatimin e saj.
Kemi filluar implementimin masiv nëpër institucione.
Dhe sot vijnë, e dëmtojnë gjuhën , e zhbëjnë hap pas hapi, dhe me lehtësi thonë: “pse se keni bërë ju deri tash”.
Ne i kemi bërë por ne kemi faj për një pune, që nuk na ka marrë mendja se do të dalin forca politike shqiptare që do të luftojnë vetë arritjen më të rëndësishme të arkitekturës së re të shtetit, gjuhën shqipe”, ka shkruar Osmani, raporton SHENJA.

