Kryediplomati turk takon homologun pakistanez në Islamabad
MARKETING
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar në Islamabad me homologun e tij pakistanez, Muhammad Ishaq Dar, raporton Anadolu.
MARKETING
Fidan mbërriti në kryeqytetin e Pakistanit për të marrë pjesë në dy ditë bisedimesh të fokusuara në çështjet rajonale.
Vizita vjen teksa lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin shënon një muaj, me Turqinë dhe Pakistanin të angazhuar aktivisht në përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

