Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3554 objektiva në Iran
MARKETING
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një seri deklaratash të forta lidhur me konfliktin mes SHBA/Izraelit dhe Iranit, duke përcjellë mesazhe të ashpra rreth gjendjes së udhëheqjes iraniane dhe përparimit të operacioneve ushtarake.
MARKETING
Në një koment të fundit, ai tha se forcat amerikane kanë “3,554 objektiva ende për t’i goditur” brenda Iranit dhe se këto do të realizohen shpejt, duke nënkuptuar se fushata ushtarake kundër infrastrukturës iraniane është në një fazë vendimtare.
Ai gjithashtu deklaroi se lideri suprem i Iranit nuk është më ‘suprem’, duke iu referuar vdekjes së Ayatollah Ali Khamenei pas sulmeve ajrore të SHBA‑Izraelit – një fakt të cilin Irani ka mohuar në disa momente, por që agjencitë e sigurisë iraniane më vonë e konfirmuan dhe njoftuan periudha zie kombëtare pas vdekjes së tij.
Trump shtoi se djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili u emërua pas vdekjes së të atit, “ose është i vdekur, ose në gjendje shumë të keqe”, duke nënvizuar pasigurinë dhe trazirat në strukturën e lartë udhëheqëse të Republikës Islamike.
Deklarata e liderit amerikan erdhën ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të eskalojë, me sulme të ndërsjella dhe tensione që kanë çuar në humbje të jetëve dhe dëme të mëdha infrastrukturore.
Ndryshe, Huthit jemenas së fundi kanë sulmuar me raketa Izraelin, të cilat, sipas ushtrisë izraelite, janë rrëzuar ende pa rënë në tokë.

