Familjet libaneze të zhvendosura strehohen në një shkollë në Bejrut mes sulmeve të vazhdueshme izraelite

Familjet libaneze të zhvendosura strehohen në një shkollë në Bejrut mes sulmeve të vazhdueshme izraelite

MARKETING

Sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Libanit kanë detyruar shumë familje nga zona Dahieh në jug të Bejrutit të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në objekte arsimore, raporton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Përballë mungesës së theksuar të strehimoreve të sigurta për civilët, banorët e zhvendosur u grumbulluan në Shkollën e Mesme “Hariri i II-të”.

Familjet e kanë shndërruar kampusin në një kamp të improvizuar, ku disa qëndrojnë në klasa, ndërsa të tjerë përballen me kushte të vështira në tenda të ngritura në oborrin e shkollës.

Mes përpjekjeve për të mbijetuar në hapësira të mbipopulluara, vullnetarët lokal kanë ndërhyrë për të organizuar aktivitete rekreative. Këto përpjekje synojnë të krijojnë një ndjenjë normaliteti dhe të lehtësojnë ndikimin psikologjik të zhvendosjes tek fëmijët.

Dje, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se numri i viktimave nga sulmet izraelite është rritur në 1.142, ndërsa 3.315 persona të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite ka bombarduar Libanin me sulme ajrore dhe ka nisur një ofensivë tokësore në jug të vendit që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollah më 2 mars.

Ofensiva e vazhdueshme izraelite ndaj Libanit vjen në një kohë të tensioneve të rritura rajonale që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me valë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke trazuar tregjet globale dhe aviacionin.

MARKETING