Kancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran
MARKETING
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, vuri në dyshim efektivitetin e fushatës ushtarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në Iran, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Nuk jam i bindur se ajo që po bëjnë aktualisht Izraeli dhe SHBA-ja do të ketë sukses”, tha ai gjatë një konference të organizuar nga gazeta e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung në qytetin e Frankfurtit.
“Kam dyshime serioze nëse ekziston një strategji dhe nëse ajo strategji po zbatohet me sukses. Në këtë kuptim, kjo mund të zgjasë më shumë dhe gjërat me gjasë nuk do të përmirësohen”, shtoi ai.
Merz tha se amerikanët dhe izraelitët “po përfshihen gjithnjë e më thellë në këtë konflikt çdo ditë”.
Ai paralajmëroi se SHBA-ja dhe Izraeli nuk do të jenë në gjendje të arrijnë ndryshim regjimi, nëse ky është objektivi i tyre.

