A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe

A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe

MARKETING

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, I pyetur në emisionin “Debat në Shenja” nëse është më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonsturimi i ASH-së, tha se “shkrirja e Aleancës në BDI nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi”.

MARKETING

Sample Image

Snopçe foli edhe për deklaratat e tij të dhëna kur ASH-ja ishte në pushtet se nëse preket interesi i shqiptarëve ata do të largohen nga Qeveria.
“Kemi thënë publikisht se nëse vjen momenti të nëpërkëmbet interesi i shqiptarëve ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë”, tha Snopçe.

Snopçe sa i përket deklaratave të kryeministrit Mickoski se po tenton të mësoj gjuhën shqipe, tha poqëse ka interes real nga ana e tij, nga kjo periudhë “600 ditore sa ka qenë në pushtet, nga një fjalë në ditë do t’i kishte mësuar 600 fjalë”.

“Me 600 fjalë do të kishte kapacitet komunikimi por ai është mësuar me atë sjellje arrogante, ashtu sillet ndaj eksponentëve të VLEN-it”, tha Snopçe.

MARKETING