BDI: Prodhimi i termoelektranave në janar i ulur për plot 22.5%
MARKETING
Nga BDI në një komunikatë për media, kanë thënë se atë që dje e kanë publikuar në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, dje u konfirmua edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas të cilit prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termoelektranat është ulur për plot 22.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Kjo mungesë është kompensuar tërësisht me blerjen e energjisë elektrike bazë.
Për të qenë qytetarët plotësisht të informuar, energjia elektrike është blerë nga TE-TO dhe kjo është një informatë publikisht e qasshme.
Për të përcaktuar se kush e thotë të vërtetën, i bëjmë thirrje ESM-së që të publikojë të gjitha thirrjet publike dhe kontratat për blerje-shitje të energjisë elektrike, në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë se si menaxhohen kapacitetet elektroenergjetike të shtetit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

