(VIDEO) Profesori Bela: Ulja e TVSH-së së derivateve nuk e zgjidh problemin

(VIDEO) Profesori Bela: Ulja e TVSH-së së derivateve nuk e zgjidh problemin

MARKETING

Vendimi i qeverisë për të ulur TVSH-në e derivateve të naftës shihet si masë që pritet të ketë ndikim, por që nuk e zgjedh problemin afatgjatë. Masa si e tillë sipas profesorit universitar Bujamin Bela, është e përkohshme dhe kërkon angazhim të shtuar institucional për të siguruar zbatimin e saj në praktikë.

MARKETING

Sample Image

Bela thotë se një masë e tillë, lehtëson presionin ndaj inflacionit, megjithatë sipas profesorit, gjendja vështirësohet edhe më tepër kur i shton faktin se rreth 22% e popullatës në Maqedoni janë shtresë e qytetarëve që i takojnë kategorisë së rrezikuar nga varfëria.

BUJAMIN BELA, PROFESOR UNIVERSITAR

“Mendoj se duhet të jenë në vazhdimësi në përcjellje të situatës dhe kjo ulje e TVSH-së mos të jetë vetëm në letër por të implementohet në praktikë, kontrollave, mekanizmave kontrollues, inspetoriateve, që kjo ulje e TVSH-së, mos të shkoj në dobi të bizneseve, në rritje të fitimit, por të reflektojë drejtëpërsëdrejti në çmimet e produkteve bazë sepse kemi një popullatë e cila është e cënueshme, çdo lëvizje e çmimit është që me të vërtetë e ndjen qytetari në xhepin e tij”.  

Profesor Bela shton se, përtej kësaj mase, Qeveria duhet të ndërmarrë hapa të tjerë plotësues. Ai përmend si të nevojshme rritjen e pagës minimale, si dhe subvencione të targetuara për bizneset, me qëllim kufizimin e rritjes së çmimeve dhe rritjen e produktivitetit.

BUJAMIN BELA, PROFESOR UNIVERSITAR

“Hapi i ardhëshëm pas TVSH-së mund të jenë edhe subvencione të targetuara, si ndihmesa  në aspektin e kufizimit të çmimeve, në aspektin e mbështetjes së bizneseve, në aspektin e pagës minimale, që dmth, të rrit pjesën e produktivitetit, në aspekt tjetër, që ka të bëj me investime në bujqësi dhe industri për ta ulur sado pak presionin dhe varshmërinë që e kemi nga importi, sepse jemi shtet që shumë pak prodhojmë dhe shumë varemi nga jashtë”.

Një ditë më parë në një seancë të jashtëzakonshme, Qeveria vendosi që të ulë TVSH-në e derivateve të naftës nga 18 % në 10 %.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING