(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot jostabil

(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot jostabil

MARKETING

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Marija Fletkovska Atanasova, meteorologe kujdestarie, ka njoftuar se moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Sipas saj, në rajonet malore kryesisht do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut dhe se do të ketë erë mesatare në vend me erë të fort nga drejtimi verior. Atanasova gjithashtu shtoi se temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16 gradë celsius.

MARKETING

Sample Image

MARIJA FLETKOVSKA ATANASOVA, METEOROLOGE 

“Edhe në Shkup moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë celsius. Të mërkurën dhe të enjten, do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë. Do të fryejë erë mesatare e fortë nga drejtimi verior nga mbrëmja e së enjtes deri në fund të vikendit”.

Atanasova, theksoi se nën ndikimit e aktivitetit ciklonik, do të vijojë periudhë e motit jostabil, me reshje lokale të shiut, të cilat siç tha ajo në disa vende do të jenë më të dendura ndërsa do të ketë edhe paraqitje të bubullimave të rralla. Në male dhe vendet më të larta të reshurat e shiut do të kalojnë në të reshura bore kurse të enjten dhe të premten para dite, pritet të fryjë erë e fortë kryesisht nga drejtimi jugor.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING